Plotësoni fjalëkryqin
Horizontale:
1. Cili është shkrimtari që ka shkruar romanin "Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo"? (rreshti 2)
2. Tërësia e rregullave të ndryshimit të trajtave të fjalëve në gjuhë dhe të lidhjes së fjalëve në fjali. (rreshti 4)
3. Cila është ajo pjesë e ligjëratës që emërton një tipar të sendit dhe përshtatet në gjini, numër dhe një pjesë në rasë me emrin e këtij sendi. (rreshti 6)
4. Njësia më e vogël e ligjërimit, që përbëhet nga një a më shumë fjalë, të cilat kumtojnë të dhëna, mendime etj. (rreshti 8)
5. Si quhet trajta që merr emri, mbiemri ose përemri gjatë lakimit? (rreshti 9)
Vertikale:
1. Fjalë e ndryshueshme që emërton frymorë ose jofrymorë. (rreshti 1)
2. Cili është ai shkrimtar shqiptar, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve të veprave te tij në mbi 45 gjuhë? (rreshti 4)
3. Si quhet ai lloj arti që e pasqyron jetën nëpermjet figurave artistike të krijuara me anë të fjalës? (rreshti 7)
4. Përemër vetor, numri shumës. (rreshti 10)