Plotësoni fjalëkryqin
Horizontale:
1. Pjesë e ndryshueshme e ligjëratës, që emërton një tipar (cilësi, veti, marrëdhënie) të sendit dhe përshtatet në gjini, numër dhe një pjesë në rasë me emrin e këtij sendi. (rreshti 1)
2. Pjesë e pandryshueshme e ligjëratës, që shpreh marrëdhënie sintaksore varësie midis një emri, një numërori ose një përemri. (rreshti 4)
3. Pjesë e pandryshueshme e ligjëratës, që shërben për të shprehur ngjyrime kuptimore ose emocionuese plotësuese të një fjale a të një fjalie të tërë. (rreshti 9)
4. Pjesë e ndryshueshme e ligjëratës, që emërton një veprim si proces dhe që ka kategorinë gramatikore të vetës, numrit, mënyrës dhe kohës. (rreshti 12)
Vertikale:
1. Pjesë e ndryshueshme e ligjëratës, që tregon në mënyrë të përgjithshme, pa i emërtuar frymorë, sende, tipare ose sasi të pacaktuara. (kolona 2)
2. Pjesë e ndryshueshme e ligjëratës, që emërton qënie të gjalla ose sende dhe ka kategorinë gramatikore të gjinisë, numrit, rasës, shquarsisë dhe pashquarsisë. (kolona 4)
3. Pjesë e ndryshueshme e ligjëratës, që emërton një tipar të veprimit a të gjendjes ose tregon shkallën e një cilësie a të një rrethane. (kolona 5)
4. Pjesë e pandryshueshme e ligjëratës, që lidh dy gjymtyrë fjalie ose dy fjali dhe shpreh marrëdhënie të ndryshme sintaksore ndërmjet tyre. (kolona 9)