Gjeni llojin e pjesës së nënrenditur në fjalitë e dhëna dhe vendoseni atë në vendet boshe.
1. Sytë i kishte të skuqur, ngaqë s'e zinte gjumi.
2. Të gjithë nxituan që të blinin bileta.
3. Ai ishte më i shpejtë nga sa mendonim ne.
4. Era ishte aq e fortë, sa përmbysi gjithçka.
5. Kush mëson, fiton.
6. M'u krijua përshtypja sikur e kisha parë më parë.
7. Tek ka rrejdhur, do të pikojë.
8. Sapo mbaroi mësimi, ne u takuam në oborrin e shkollës.
9. Le të bëhet, si thoni ju.
10. Do të lexoj, sa të mundem.
11. Ta dija kështu, nuk do të kisha ardhur fare.