🎮 Lojë gjuhësore

Gjeni lidhëzat në fjalitë e mëposhtme dhe vendosini në vendet boshe.

1. Qëndruan në klasë, derisa pushoi shiu i rrëmbyer.
2. Mendohu mirë tjetër herë, para se të flasësh.
3. Nuk e përfundova tregimin dje, prandaj kam ardhur sot posaçërisht për ju.
4. Sa kohë që nxënësve u pëlqen të lexojnë libra jashtë klase, unë jam shumë e kënaqur.
5. Edhe pse nuk ishin të gjithë të pranishëm, shkrimtari e nisi rrëfimin e tij.
6. Do të vij më vonë, meqë nuk paska vende për të ftuarit.
7. Nuk e kam parë më, qëkurse u largua nga lagjja jonë.

1.

2.

3.

4.

5.

6.

7.